“Audi Cup”, Manchester United kualifikohet ne finale

30/07/2009 10:05

Manchester United eshte kualifikuar per ne finalen e turneut miqesor “Audi Cup” qe po zhvillohet ne Mynih, duke mundur argjentinasit e Boca Juniors 2-1.

Goli i pare eshte shenuar nga ekipi anglez me ane te Anderson ne minuten e 23-te dhe ka dyfishuar Valencia ne te 42-tin.

Ne pjesen e dyte Boca ka shkurtuar diferencen me Insua, ne minuten e 55-te.

Manchester United do te ndeshet sot ne finale me Bajernin qe ka dale fitues pas takimit me Milanin.

Top Channel