Ibra: Tek Barcelona do te permiresohem
29/07/2009 16:45
Zlatan Ibrahimovic mendon se mund te permiresohet akoma me shume duke luajtur tek Barcelona. Deklaraten e ka bere vete lojtari suedez ne nje kanal te klubit spanjoll.
“Dua te jem nje lojtar edhe me i mire. E di qe jam ne nje nivel te larte, por e di qe mund te permiresohem, por duhet te punoj shume duke pasur edhe lojtare te medhenj rreth meje”, eshte shprehur Ibra.
Ai shtoi me pas se ne Itali ka mesuar te luaje per skuadren.
“Vetem keshtu eshte e mundur te arrihen objektiva te medhenj”, theksoi futbollisti i Barcelones.
Top Channel