Lala dy jave pushim

28/07/2009 09:45

Faza pergatitore me klubet perkatese ne Bundeslige ka sjelle demtime per disa nga futbollistet e Kombetares tone. Vetem pak muaj me pare, Altin Lala ishte rikuperuar nga nje demtim, por tashme eshte mesuar se eshte prekur nga nje tjeter.

Mesfushori shqiptar i Hanover ‘96 do te qendroje pushim per dy jave, pas demtimit te tij ne miqesoren e humbur 2-1 kunder Vismarit.

Sipas trajnerit, Diter Heking, behet fjale per nje terheqje muskulore. “Çfare dreq fati per ‘xhuxhin luftarak, qe pas operacionit te tij ne hernien diskale ishte rikthyer serish ne fushe”, shkruan uebsajti gjerman Bild.de.

Lala do te mungoje ne miqesoren kunder 13 here kampioneve te Anglise, Arsenalit, te programuar per te merkuren e ardhshme, me 29 korrik. Sipas faqes gjermane Lvz-online.de, Lala do te humbase edhe ndeshjen e Kupes se Gjermanise kunder Trier, por dhe takimin kunder Hertes se Berlinit, me 8 gusht.

Lala do ta ndjeke nga tribuna, nderkohe qe Valdet Rama do te jete shqiptari i vetem ne fushe ne miqesoren e luksit kunder 13 here kampioneve te Anglise, Arsenalit, takim i programuar per diten e merkure, me 29 korrik ne “AWD-Arena”.

Nderkohe qe i demtuari tjeter i kombetares eshte pikerisht mesfushori Jahmir Hyka i Maincit. Talenti shqiptar ka pesuar nje demtim ne tendinen e gjurit ne ndeshjen e se premtes ndaj Getafes, ku skuadra e tij barazoi 1-1.

Top Channel