
Bekim Kastrati eshte prane firmes me Dinamo Drezden ne Ligen e 3-te gjermane. Drejtuesit e ketij klubi e kane ndjekur me vemendje testimin e ish-sulmuesit te kombetares shqiptare dhe tashme jane te bindur se ai do te ishte nje perforcim i duhur per skuadren e tyre.
Lajmi behet i njohur nga faqja “online” e gazetes se njohur gjermane “Bild”, sipas te ciles, skuadra e Drezdenit e konsideron shqiptarin si nje perforcim te ri per sezonin e ardhshem.
Sulmuesi 30-vjeçar me origjine nga Kosova, i ka bindur drejtuesit e Dinamos, te cilet parimisht i kane plotesuar edhe kerkesat e tij financiare.
Zedhenesi i klubit, Peter Tauber tha: “Duket qarte qe ai eshte i dobishem per ne. Bisedimet jane ne rruge te mbare”. Ne sezonin 2008-2009, Kastrati luajti per Fortuna Dyseldorf, duke shenuar 5 gola ne 37 paraqitje.
Top Channel