F1, Schumacher: Nuk kthehem, vendimi eshte marre
28/07/2009 15:45
Pikerisht ne diten kur nje zedhenesi i tij nuk kishte perjashtuar mundesine e kthimit ne Formula 1 me Ferrarin, ka qene vete Michael Schumacher qe ka pergenjeshtuar gjithcka.
“Nuk ka kuptim qe une te flase per oferta. Bisedime serioze nuk ka pasur, kjo sepse vendimi im eshte marre”, eshte shprehur shtate here kampioni i botes per revisten “Bunte”.
Schumi perjashtoi edhe bashkepunimin e tij me te gjere me Ferrarin, skuderi ne te cilen eshte edhe keshilltar.
“Nese do te ndodhte kjo do te behej fjale per nje pune me kohe te plote. Por nuk behet fjale pasi me pelqen liria ime. Kjo ka qene e qarte qe prej fillimit”, theksoi ish-piloti kokekuqes.
Top Channel