Klubi i njohur spanjoll një shitje, ka ofertë për 300 milionë euro….
Edgar Cani eshte vetem nje hap larg transferimit tek Empoli ne Serine B. Sipas te perditshmes italiane, “Corriere dello Sport”, sulmuesi i Palermos, do t’u bashkohet toskaneve.
20-vjeçari, i cili u kthye ne Sicili pas nje sezoni tek Askoli (ku realizoi 5 gola ne 22 takime) do te rikthehet ne Kategorine e Dyte italiane per te luajtur nje tjeter sezon si titullar.
Prezencat e Mikolit, Budan, Kavanit dhe Suçit benin qe Cani te mos kishte asnje hapesire ne skuadren e Zenges: ai eshte sulmuesi i vetem qe do te largohet nga Palermo ne kete merkato vere.
Oferta e Empolit per italo-shqiptarin ishte konfirmuar dy jave me pare nga menaxheri Petrika, i cili nuk e fshehu as interesimin e disa skuadrave nga Seria A. Nderkohe, presidenti i Empolit, Fabricio Korsi, tha: “Mendoj se ky transferim do te perfundoje brenda dy javeve”.
Top Channel