Cana, prezantimi te merkuren

28/07/2009 09:45

Tashme eshte e sigurt: Lorik Cana sezonin e ardhshem do te luaje ne Premier League ne radhen e ekipit te Sanderlendit. Por per momentin mungon firma ne kontraten 4-vjeçare qe do ta lidhe ate me klubin anglez per kater vitet e ardhshme, ku pritet te perfitoje nje shume prej 2.5 milione eurosh ne sezon.

E reja me e fundit ka te beje me shtyrjen e dites se prezantimit te mesfushorit shqiptar ne klubin e tij te ri. Menjehere pasi eshte mesuar te premten e kaluar se, Cana ka pranuar te kaloje te Sanderlendi, u perfol se te henen lojtari do te paraqitej ne ekipin e tij te ri.

Por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu. Per arsye qe ende nuk jane sqaruar, por qe me siguri nuk kane te bejne me ndonje problem, i cili mund te ndikojne ne ndryshimin e marreveshjes, nje gje e tille eshte shtyre. Informacionet e njohura per momentin theksojne se vonesa eshte thjesht e karakterit administrativ. Sipas mediave franceze, por edhe atyre angleze, data e prezantimit te Canes te Sanderlendi do te jete 29 korriku (te merkuren). Ish-shoket e tij tek Olimpiku i Marsejes kane rinisur dje pasdite stervitjen dhe per habi te te gjitheve ekipit i eshte bashkuar dhe ish-kapiteni shqiptar i tyre. Pas faktit se ai eshte zyrtarisht lojtar i Sanderlendit, koleget e  Marsejes jane befasuar nga prezenca e Canes ne seancen stervitore te zhvilluar ne “Commanderie”.

Shqiptari pritet te udhetoje te merkuren drejt Anglise, por ajo qe ka çuditur Marsejen, ishte kerkesa e ish-kapitenit per te vazhduar te stervitet deri atehere me Marsejen, pasi nuk deshiron te humbase formen e tij fizike. Nderkohe qe te Sanderlendi jane te gjithe te paduruar per ardhjen e kapitenit te ri. Nje nder me te interesuarit, i cili mezi po e pret kete moment, eshte pikerisht trajneri i “Maceve te Zeza” te Premier League, Stiv Brus.

Tekniku i Sanderlendit eshte nje admirues i madh i lojes se mesfushorit shqiptar dhe prandaj ai ka qene edhe kembengulesi me i madh per te pasur ate ne radhet e ekipit te tij. Arritja e marreveshjes mes Marsejes dhe klubit anglez, e ka gezuar pa mase teknikun, i cili i ka besuar shqiptarit edhe shiritin e kapitenit te “Maceve te Zeza”.

“Cana do te jete kapiteni i ardhshem”, ka ritheksuar edhe dje Brus, i cili me pas ka shtuar: eshte nje lojtar shume potent, ka qene nje fitues pergjate gjithe jetes se tij dhe jam i sigurt qe eshte i pershtatshem per Premier Leaguen”. Per te marre Canen, Sanderlendit iu desh te paguante 5.8 milione euro (5 milione paund).

Top Channel