Legjionaret, feste te Vorsklas, trishtim te Krivbas

27/07/2009 08:30

Vorsklas Poltava arriti nje fitore te rendesishme ne transferte, duke mundur 3-1 M.Zakarpatjen.

Tre kosovaret e Kombetares shqiptare: Dallku, Curri dhe Januzi, e nisen nga minuta e pare takimin, nderkohe qe sulmuesi Januzi u zevendesua ne minuten e 56-te.

Golat per Vorsklen u shenuan nga Markoski (17’ dhe 51’) e Despotosvki (35’). Golin e nderit per Zakarpatjen e realizoi Shendrik (68’).

Nderkohe qe Krivbasi humbi 2-1 ne transferten me Metalurg Zaporezhje, pavaresisht se “ekipi i kater shqiptareve” realizoi i pari me ane te Shturko (27’). Tejku (66’) dhe Karskov (73’) bene te pavlefshem golin e Krivbasit.

Isli Hidi ishte ne porte, Bylykbashi e Bulku luajten minuta te plota, nderkohe qe Agolli qendroi ne pankine. Kjo ishte humbja e dyte e Krivbasit pas asaj kunder Shahktar Dontesk (3-0).

Top Channel