
Ende nuk e ka marre ne dore klubin e tij te ri (me date 3 gusht behet prezantimi zyrtar), por Rezart Taci ka filluar te mendoje per merkaton e skuadres dhe sa me shpejt qe te jete e mundur ai deshiron te beje nje blerje te madhe.
Ai ka lene te kuptohet se ka qellime serioze dhe deshiron te prezantohet me nje blerje te madhe. Emri i pare qe qarkullon eshte ai i Toto Di Natales, i cili duket i merzitur tek Udineze.
Por ai ka edhe 4 vite kontrate atje dhe mund te kushtoje shtrenjte. Kruz eshte nje tjeter hipoteze, por Lacio eshte me prane. E kerkon edhe Roma. Rolando Bianki eshte alternativa e trete, por ai nuk e bind plotesisht bosin e ri te Bolonjes. Kalinic eshte nje hap larg Portsmuthit.
Ndersa Abate e Antonini te Milanit mbeten zgjedhjet me praktike te momentit. Gjithsesi, me shume do te mesohet ne ditet e ardhshme.
Top Channel