MotoGP ne Angli fiton Deviciozo

26/07/2009 18:15

Italiani Andrea Deviciozo eshte fituesi i cmimit te madh te Anglise.

Pas nje gare me shume te papritura, ai qe arrin i pari ne vijen e finishit ishte Andrea Deviciozo me Honda, i dyti amerikani Kolin Eduards me Jamaha dhe ne vendin e trete serish Honda e Rendi de Puniet.

Valentino Rosi kryesonte garen, por 11 xhiro nga fundi i saj rrezohet. Pas rifillimit te gares dhe rikuperimeve ne renditje Doktori nuk mundi te shkoje me shume se sa vendi i 5-te.

Incident edhe per spanjollin Horge Lorenco i cili ndryshe nga Rosi u terhoq nga gara.

Pas perfundimit te gares se Britanise se Madhe Rosi udheheq renditjen e pergjithshme per pilote me 176 pike i ndjekur nga Lorenco me 162 dhe Stoner me 148.

Top Channel