Bindet Benitez, Alonso mund te ike

26/07/2009 12:40

Dueli i gjate brenda Liverpulit ka perfunduar: trajneri Rafa Benitez me ne fund eshte bindur dhe ka dhene “Ok”-ejin per largimin e mesfushorit Ksabi Alonso.

Pas rezistences se gjate, tekniku spanjoll vendosi t’i hape rrugen transferimit te lojtarit, i cili nuk e ka fshehur deshiren te luaje per Realin e Madridit.

Lajmi eshte bere i ditur nga e perditshmja madrilene “As”, e cila theksonte se me kete levizje ka marre fund edhe tensioni brenda “Reds”.

Alonso nuk eshte stervitur me ekipin (justifikimi i klubit eshte per shkak te problemeve fizike) dhe ka injoruar keshillat e mesuesit te tij.

Marredhenia e mesfushorit te Kombetares spanjolle me Benitezin ka arritur piken me te ulet.

Tashme, kushti i vetem i drejtuesit te stolit te Liverpulit per largimin e Ksabit, eshte gjetja e nje zevendesuesi (sipas gjasave Akuilani i Romes).

Problem perben edhe cmimi 35 milione euro, i cili cilesohet i larte nga Perez.

Top Channel