Xhani: Mblidhni Asamblene, nuk zbresim ne fushe

25/07/2009 08:50

Presidenti i Partizanit, Albert Xhani, ka kerkuar mbledhjen e menjehershme te Asamblese  se Jashtezakonshme, ne te kundert kercenon se skuadra e tij nuk do te zbrese ne fushe per sezonin e ri.

 Deklarata ka ardhur vetem pak dite pas vendimit te Komitetit Ekzekutiv ne FSHF, qe nuk pranoi ndryshimin e struktures se Superiores per zgjerimin e kampionatit me 16 ekipe, ne menyre qe Partizani, Elbasani, Lushnja e Bylis te mos binin nje kategori me poshte.

Por, ai mohon se ultimatumi ka lidhje me vendimin e KE-se. “Kerkojme zhvillimin e Asamblese se Jashtezakonshme: perveç Partizanit, ky eshte edhe qendrimi i disa klubeve te Kategorise se Pare dhe Superiores. Ne te kundert nuk zbresim ne fushe”, deklaroi Xhani.

“Arsyet jane problematika e madhe qe ka futbolli shqiptar: siguria, ndershmeria, por edhe infrastruktura”.

Top Channel