De Laurentis: Laveci kujton se eshte Maradona
24/07/2009 09:10
Me shume se nje konference, ajo e djeshmja eshte dukur si nje shou i nje njeriu, presidentit te Napolit, Aurelio De Laurentis, i cili ka sulmuar ashper Ezekuiel Lavecin, duke pergenjeshtruar faktikisht lajmet per nje “paqe” mes tyre.
“Po kush kujton se eshte ai, Maradona?, tha dje presidenti. Ka shenuar vetem 7 gola kete sezon, jo 27. Eshte nje lojtar qe nuk ka vazhdimesi: Mitin e ‘Pocho’-s e kemi krijuar ne, bashke me median, por ne te vertete ai nuk e meriton”.
De Laurentiis vazhdon: “Trajneri ka gjithe pushtetin mbi lojtaret, ai do te vendose nese Laveci do te luaje apo jo: megjithate po marrim masat te per vazhduar me tej edhe pa te”.
Top Channel