Bolonja, Taci: Marreveshja, efektive me 3 gusht

24/07/2009 15:10

Rezart Taci eshte zyrtarisht presidenti i Bolonjes. Mbremjen e se enjtes eshte arritur marreveshja mes kompanise “Taci Oil” dhe drejtuesve te skuadres italiane te Serie A.

Nje kontrate e rralle per kampionatin italian, pasi do te jete Bolonja skuadra e pare qe ka si president nje biznesmen te huaj.

“Eshte nje marreveshje qe behet efektive me 3 gusht. Vlera e kontrates eshte 43 milione euro, 24 prej te cileve i shkojne familjes Menarini dhe 19 milione Lega Calcio-s, qe do te merret me vleren e lojtareve”, ka deklaruar Taci ne nje interviste telefonike per Top Channel.

Vete presidenti Taci thote se nuk do te jete i vetmi shqiptar ne skuadren italiane dhe padyshim klubi i Bolonjes mund te jete si nje dritare per talentet shqiptare.

“Ne duam te kete kapacitete, ndoshta do te kete nje dritare per futbollistet shqiptare ne Serie A”, ka pohuar biznesmeni.

Nderkohe, per trofeun e kompanise se tij “Taci Oil”, presidenti i saj thote se shume shpejt kjo ndeshje promocionale do te zhvillohet ne Tirane, por tashme mes Milanit dhe Bolonjes.

“Trofeu ‘Taci Oil’ eshte nje tradite dhe kete here do te ndeshet Milan me Bolonjen ne Tirane”, ka shtuar Taci.

Top Channel