Miller humbet toruan, fyen gazetarin

22/07/2009 11:10

Sienna Miller nuk ben asgje per te rregulluar dicka ne famen e saj prej “bad girl” . Gjate nje interviste radiofonike, ajo i  eshte pergjigjur shume keq nje gazetari, duke e fyer ate rende, pas pyetjes rreth historise se saj me Balthazar Getty.

“Nuk jemi ketu per te folur per te, por nese do ta dish, e njoh Balthazar Getty dhe cdo gje shkon shume mire, faleminderit! Pa shiko se c’lajm bombe, bravo, je vertete shume i zoti!”, i tha me ze te larte aktorja.

Gazetari kerkoi falje, por Sienna nuk u mjaftua me kaq dhe vazhdoi ta fyeje. Intervista po behej ne kuader te turit promocional te filmit te saj te ri, ‘The Rise Of Cobra’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA