Bastie Boys, Adam Yauch i semure me kancer

22/07/2009 10:50

Grupi Bastie Boys ka anuluar turneun duke shtyre edhe publikimin e albumit te ri pas lajmit trondites per semundjen e kancerit qe ka prekur themeluesin Adam Yauch.

Lajmin e beri te ditur vete Yauch ne nje deklarate te publikuar ne faqen e internetit te grupit. “Ju kerkoj falje te gjitheve, sidomos atyre qe kishin planifikuar te vinin ne koncertet tona”, shprehet kengetari. Ne vijim, ai shton se kanceri ne goje eshte i kurueshem dhe do beje te pamunduren per t’u rikthyer sa me pare me grupin.

Ai siguron gjithashtu se semundja nuk i ka prekur kordat vokale. Adam Yauch e zbuloi semundjen rreth 2 muaj me pare dhe do t’i nenshtrohet operacionit gjate javes se ardhshme. Dalja e albumit te ri te Beastie Boys ishte parashikuar per ne daten 15 shtator, ndersa ne nentor do te startonte turneu boteror.

 

Top Channel