
Ngjarja e dhimbshme ne spitalin e Korçes, ku nje femije humbi jeten nga pickimi i gjarprit, ka ngjallur diskutime dhe shqetesim ne Ministrine e Shendetesise.
Vete drejtuesja e ketij institucioni eshte njoftuar per te gjithe ecurine e ngjarjes nepermjet telefonit.
Ne nje prononcim zyrtar, ministrja e Shendetesise, Anila Godo, ka sqaruar se sapo ka marre informacionin, ka dhene urdher per te derguar nje grup specialistesh enkas per shqyrtimin e çeshtjes.
“Nje raport te detajuar dhe te plotesuar do te mund ta japin ne ditet ne vazhdim. Çeshtja ndodhet edhe ne duart e prokurorise, ndersa ne kemi derguar nje grup specialistesh per te shqyrtuar çeshtjen”, tha Godo.
Sipas sqarimeve qe jep Ministria e Shendetesise, ne rast se ne nje zone urbane, rurale, apo edhe ne fshatra te thelle mjekesia gjendet ne veshtiresi per medikamente apo kujdes mjekesor, njesia transportuese e helikoptereve ne varesi te Ministrise se Shendetesise eshte gjithmone ne dispozicion te pacientit.
Ne te tilla raste urgjencash, strukturat shendetesore komunikojne per transportimin e te semurit nga nje skaj ne tjetrin.
Top Channel