
Barazimi ne ndeshjen e pare ne Tirane e ka lene te hapur mundesine per kualifikim, por fakti qe Stabaek luan ne shtepi, e transformon ate ne nje favorit ne kete sfide.
Ne favor te vendasve do te ishte edhe nje barazim 0-0. Prandaj bardhebluve do t’u duhet minimalisht te arrijne nje barazim 1-1 per ta kaluar ndeshjen ne kohet shtese deri ne penallti.
Ne rast te nje barazimi 2-2, kualifikohen djemte e Lonçareviç, te cilet nje bilete te sigurt per ne turin tjeter te Champions League do ta siguronin me nje çfaredolloj fitoreje.
Trajneri i bardhebluve, Ilia Loncareviç, kerkon te befasoje kundershtarin me zgjedhjet e tij taktike dhe me shume gjasa Tirana do te luaje me tre mbrojtes, pese mesfushore dhe nje sulmues te vetem perpara, Daniel Xhafen. Shqiptaret besojne shume tek aftesite me te mira teknike se sa kundershtari dhe kete fakt shpresojne ta shfrytezojne per te rrembyer kualifikimin ne shtepine e norvegjezeve.
“Nuk i kemi humbur shpresat, edhe pse ata jane favorite, thote sulmuesi Daniel Xhafa. Do te bejme lojen tone dhe do te synojme te shenojme te paret e me pas te mbrohemi”.
Nderkohe, ne kampin norvegjez shikohet si avantazh zhvillimi i ndeshjes ne nje fushe me bar sintetik. Sulmuesi Daniel Nannskog e shikon kete fakt si nje avantazh te vogel te skuadres se tij.
“Ishim pak nervoze ne takimin e pare ne Tirane. Por ne ndeshjen e kthimit do te luajme me nje ritem te larte dhe do t’i shokojme kundershtaret. Do te hidhemi ne sulm qe ne fillim ne kerkim te rezultatit. Kundershtaret jane teknike dhe e qarkullojne mire topin, por une mendoj se bari ketu mund te jete nje avantazh per ne. Ata nuk jane mesuar me bar artificial, keshtu qe ne duhet te japim maksimumin dhe te sulmojme qe nga minuta e pare e deri ne fund”, shprehet Nannskog.
“Mendoj se bari artificial eshte nje minus i madh per ta”, shprehet edhe Kristian Keller. Shume njerez nuk e kuptojne dallimin mes barit normal dhe barit sintetik, por eshte vertet e ndryshme. Tirana do ta kete te veshtire te ambientohet, keshtu qe kjo do te na jape neve nje perparesi te madhe”, shprehet futbollisti danez Kasimpasa. Trajneri Jan Jonsson zbulon se per ndeshjen e sotme ndaj bardheblu ka pergatitur nje Stabaek shume agresiv ne kerkim te rezultatit.
“Sulmi do te jete arma jone. Jemi nje skuader qe ka demonstruar se di te shenoje, por tani jemi edhe me te forte, sepse eshte rikthyer ne ekip edhe sulmuesi Daniel Nannskog. Shpresoj se sot se bashku me Berglund do te japin maksimumin”, nenvizon trajneri i Stabaekut, i cili kete here do te hedhe ne fushe nje skuader te vendosur 4-4-2 me Berglung dhe Nannskog ne sulm. Norvegjezet shikohen si favorite te padiskutueshem edhe nga shoqerite e basteve, qe japin kuoten 1,25 per fitoren e Stabaekut dhe 9,5 per ate te Tiranes. Skuadra qe do te kualifikohet nga sfida e sotme mes ketyre dy skuadrave, ne turin tjeter, me shume gjasa do te ndeshjet me FC Kopenhagen, te cilet ndeshjen e pare ndaj malazezet e Mogren e kane fituar me rezultatin 6-0.
Top Channel