Ferguson: Ronaldo me i miri ne bote

21/07/2009 15:10

“Profesori” i futbollit britanik, Sir Alex Ferguson eshte i mendimit se asnje lojtar tjeter ne bote nuk krahasohet me ish sulmuesin e tij, Cristiano Ronaldo.

Tekniku i Manchester United nuk kursehet ne elozhe ndaj luzitanit edhe pse ai e braktisi skuadren per te ndjekur karrieren tek Real Madrid. “Largimi i Ronaldos eshte nje humbje e madhe per United. Nuk beme dot asgje per ta mbajtur. Ka bere gjera te medha per ne ne 6 sezonet e fundit”, shprehet Ferguson ne nje interviste per gazeten “AS”.

Ne vijim, ai thekson se nuk mund te flase vec pozitivisht per portugezin. “Pa dyshim qe eshte lojtari me i mire ne bote. Ronaldo eshte me i forte se Kaka dhe Messi. Ai eshte superior pasi eshte nje lojtar i kompletuar. Eshte nje lojtar qe ruan nje profesionalitet te larte dhe mund te permiresohet edhe me shume. Per kete jam i sigurt”, perfundon tekniku skocez.

Top Channel