Dhune seksuale, minorenia denoncon 26-vjecarin
21/07/2009 11:45
Nje vajze 16-vjecare nga qyteti i Elbasanit ka paditur ne policine e Elbasanit shtetasin P.Duka 26 vjec, lindur ne Gjirokaster dhe banues ne Elbasan.
Padia eshte bere sepse ne muajin maj te ketij viti minorenia ishte detyruar me dhune te kryente marrdhenie seksuale me disa persona, te cilet jane shpallur ne kerkim nga ana e policise.
E demtuara nuk kishte bere padine menjehere per shkak se kercenohej vazhdimisht nga autoret e perdhunimit.
Top Channel