Berglund: Fitore, nuk luajme per barazim 0-0

21/07/2009 09:15

Sulmuesi Fredrik Berglund eshte i kenaqur ne prag te ndeshjes dhe thekson se sot do te luajne ne sulm qe nga minuta e pare te dy sulmuesit suedeze se bashku me te rikthyerin Daniel Nannskog.

“Kemi zhvilluar nje stervitje te mire dhe mendoj se me pranine e Danjelit ne fushe jemi me te forte se sa Tirana. Ne jemi dyshja bombe e sulmit nga Suedia”, ka theksuar dje Berglund.

Ai mendon se ekipi ka qene ne forme ne ndeshjet e fundit dhe ky trend do te vazhdoje edhe ne kete takim. “Do te bej nje ndeshje te mire. Kjo eshte deshira ime, pasi per momentin nuk mund te premtoj asgje”, shton Berglung.

Ai ka shenuar 6 gola ne dy ndeshjet e fundit ne shtepi, te vlefshme per kampionatin norvegjez dhe sot beson se do te luajne per fitore.

“Nese do te hyjme ne fushe per te barazuar 0-0, kjo do te ishte shume e rrezikshme. Ne duhet te mendojme se rezultati ne total eshte 0-0 dhe te japim maksimumin si ne nje ndeshje ku na duhen me domosdoshmeri 3 piket”, ka vene theksin Berglund. Dyshja Berglung dhe Nannskog eshte me te vertete shperthyese. Dhe kete e ka treguar edhe ne kampionatin norvegjez, ku po demonstrojne nje forme te shkelqyer.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta