
Tragjedi ne boten e garave motoristike ku 18 vjecari Henry Surtees ka humbur jeten gjate nje gare te kampionatit F2.
Pasi eshte goditur ne koke nga goma e makines se Jack Clarke ai ka humbur ndjenjat duke u perplasur me muret mbrojtese. Surtees u transferua menjehere ne Royal Hospital te Londres por nuk mundi te mbijetonte.
Kjo eshte nje drame e madhe ne familjen e John Surtees, i cili eshte i vetmi pilot kampion bote si me makine ashtu edhe me motor. Henry ishte ngjitur ne podium vetem para 25 oresh ne suksesin e tij te pare ne boten e Formula 2. Ashtu si i ati, Henry garoi me motore nga mosha 11 deri ne 16 vjec.
Ne vitin 2006 ndoqi keshillen e te atit duke e vazhduar karrieren ne Formula BMW, me pas ne Formula Renault, Formula 3 angleze dhe ne vitin 2009 ai u regjistrua ne Formula 2.
Top Channel