Rama: Nuk do te lejojme grabitjen e mandateve
20/07/2009 14:05
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi sot se nuk do te lejoje grabitjen e mandateve dhe nuk do te heqe dore nga beteja deri ne hapjen dhe numerimin e te gjitha votave te shqiptareve.
Ne nje dalje per mediat, Rama theksoi se PS eshte forca me e votuar prej shqiptareve dhe permes ligjit do te marre te drejten qe po shkelet ne menyre te paligjshme prej Berishes.
“Hapja e kutive duhet te behet patjeter qe populli ta shohe qarte ate qe Berisha kerkon te fshehe”, tha Rama, i cili theksoi se nje pushtet i grabitur nuk mund te mbahet me pahir ne kohen qe jetojme.
Sipas Rames, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte vetem nje vegel qorre e kryeministrit Berisha.
Top Channel