Madheruell, Merfi kujton fitoren 5-2

20/07/2009 08:40

Xhemi Merfi shpreson qe  Flamurtari te vuaje njesoj si Kombetarja U-21 gjate  udhetimit ne Skoci.

Sulmuesi i Madheruellit eshte i vetmi qe e ka te qarte se loja e skuadrave shqiptare ndryshon totalisht kur ato luajne ne fushe kundershtare. Merfi luajti ne fitoren e vuajtur 1-0 qe 21-vjecaret skoceze arriten ne mars ne Elbasan, ndersa vetem pak dite me pas, shenoi ne fitoren 5-2 ne takimin e luajtur ne stadiumin “Falkirk”.

Ai deklaroi: “Ne takimin e dyte kunder Shpresave te Shqiperise shenova dhe shpresoj qe ky te jete nje ogur i mire. Kur luajtem ne fushen e tyre, ata (U-21 e Bushatit) e dominuan ndeshjen, por ne takimin e kthimit ishin shume te terhequr. Nese edhe Flamurtari do te luaje ne kete menyre, besoj se do te jemi te pergatitur. Shpresojme te marrim nje rezultat pozitiv, qe do te na kualifikoje per ne turin tjeter. Avantazhi i tyre eshte se ne Skoci nuk eshte aq vape dhe nuk do te vuajne ashtu si ne gjate sfides ne Vlore”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta