
Policia italiane ka ndaluar me urdher te policise gjyqesore lokale dy shtetas shqiptare, 24 dhe 38 vjec, te cilet dyshohen si pjesemarres ne vrasjen e shqiptarit Ilir Krypi, i cili u ekzekutua diten e djeshme ne qytetin e Xhenoves.
Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave tre persona te tjere, mes te cileve edhe autori material i vrasjes, jane shpallur persona ne kerkim.
Sipas burimeve, 5 shqiptaret e kane ndjekur Krypin me nje makine, teksa ai ndodhej ne shoqerine e te dashures, nje shtetase rumune.
Duke iu referuar deshmise se kesaj te fundit, pese personat kane zbritur nga makina dhe pas nje diskutimi ne shqip e kane bllokuar 42 vjecarin dhe i kane qelluar me pistolete.
Me pas te peste jane arratisur, por dy prej tyre jane gjetur nga policia ne nje apartament ne Valpolcevera.
Top Channel