Interi, alarm ne hotelin ne Los Angeles

20/07/2009 08:55

Interi “tmerrohet” gjate mesdites se te shtunes. Pas nje telefonate anonime, policia e Los Anxhelosit evakuoi hotelin “Four Season”, ku ishte akomoduar skuadra zikalter.

Ne SHBA ora tregonte 14:00 (ne Europe ishte nate): paniku duket se ka ardhur prej frikes se nje bombe, por ekziston edhe hipoteza se gjithcka ka lindur nga alarmi ne raste zjarri.

Lojtaret e Interit, Burdiso, Samuel, Kivu, Santon dhe Baloteli (skuadra nuk ishte e plote, sepse Murinjo u la gjysme dite te lire futbollisteve), zbriten ne rruge, ndersa stafi i hotelit i grumbulloi klientet ne nje park aty prane.

Frika zgjati rreth nje ore e 45 minuta dhe pas verifikimeve, policia i lejoi te gjithe te hynin neper dhoma.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta