Bien te ardhurat ne dogana, shkak kontrabanda

20/07/2009 08:00

Te ardhurat e buxhetit te shtetit nga akcizat gjate gjashtemujorit te pare te ketij viti qene absolutisht me te uleta sesa gjate te njejtes periudhe te vitit 2008, gje qe ka shtyre shume eksperte te dyshojne se evazioni fiskal me mallrat e rende ka arritur ne nivele marramendese.

Te dhenat e fundit te publikuara nga Ministria e Financave tregojne se ne gjysmen e pare te 2009-es, tatimet dhe doganat mblodhen 14.4 miliarde leke te ardhura nga akcizat, shifer kjo 27 per qind me e vogel se sa plani dhe 3.6 per qind me e vogel se sa te ardhurat qe ishin realizuar ne gjysmen e pare te vitit 2008.

Gjate te njejtes periudhe, akciza e naftes dhe ajo e benzines u rriten ndjeshem ne shkurt te ketij viti, gje qe duhej te kishte dhene efekt pozitiv ne te ardhura. Por kjo gje ne fakt nuk ndodhi, se paku nuk u pasqyrua ne shifrat zyrtare.
Situata me te ardhurat doganore nga akciza duket se ka thyer cdo rekord negativ gjate qershorit. Sipas te dhenave, plani per muajin e kaluar u realizua vetem 49 per qind, ndersa te ardhurat ne krahasim me nje vit me pare qene 60 per qind me pak ose vetem 670 milione leke. Rritja e evazionit dhe kontrabandes eshte nje fenomen zgjedhor i perseritur shpesh ne Shqiperi.
Te ardhurat e buxhetit te shtetit gjate viteve te fundit nga akcizat jane rritur me shpejtesi, me mbi 20 per qind ne vit, furnizuar kjo ne mase te gjere nga rritja e akcizave. Gjate pese viteve te fundit, keto lloj taksash qe rendojne mallra te rendesishem, jane dyfishuar e ne disa raste, edhe trefishuar. Shqiptaret paguajne sot dy here me shume taksa per cigaret e pijet alkoolike dhe 60-70 per qind me shume per cdo liter nafte te konsumuar, ne krahasim me vitin 2004.

Shqiptaret pritet te paguajne edhe me shume per keto mallra, duke filluar nga vjeshta e ketij viti. Qeveria ka njoftuar nje rritje te re. Megjithate, rezultati i pagesave te teperta te qytetareve nuk po pasqyrohen ne buxhet. Te ardhurat nga akcizat kane shkaktuar me shume se gjysmen e deficitit ne te ardhura buxhetore.

Rritja e akcizave shoqerohet pothuajse gjithmone me rritje te gatishmerise se njerezve per te rrezikuar, duke u marre me mallra kontrabande. Per me teper, vendet fqinje me ne kane tani per tani cmime te mallrave me akcize me te lira ne Shqiperi, gje qe krijon nje hapesire per kontrabandistet.
Akcizat japin rreth 13 per qind te te ardhurave te buxhetit te shtetit, ose 300 milione euro ne vit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta