Rritet interesi i turisteve te huaj per Dardhen

19/07/2009 08:50

Dardha, nje nga pikat turistike me te njohura ne zonen e Korçes, vazhdon te mbetet nje fshat i preferuar gjate sezonit veror nga ana e turisteve vendas dhe te huaj.

Klima e favorshme dhe natyra e virgjer kane bere qe kjo pike turistike te frekuentohet nga shume turiste, te cilet e zgjedhin ne kete sezon fshatin turistik kryesisht per freskine, ujin e ftohte te burimeve dhe natyren piktoreske.

Ne kete sezon veror eshte ndier nje shtim i fluksit te turisteve te huaj. Ndryshe nga nje vit me pare, kur pergjate gjithe sezonit Dardha u vizitua nga te pakten 98 turiste te huaj, vetem gjate muajit korrik, interesi per kete pike ka qene i larte.

Sipas te dhenave nga kreu i Shoqates se Agroturizmit, Niko Balli, gjate ketij muaji te nxehte ka pasur vizitore te shumte, te organizuar ne grupe qe preferojne turizmin malor.

Keshtu, sipas te dhenave, vetem gjate ketij muaji ne Dardhe kane mberritur te pakten 80 turiste ditore nga shtete te ndryshme. Rruga qe te çon ne kete fshat eshte asfaltuar se fundi dhe kjo ka favorizuar levizjen e madhe te turisteve drejt pikes qe ndodhet vetem 14 kilometra larg qytetit te Korçes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA