
Shqiperia mund te deshiroje te kthehet ne nje fuqi turistike ne rajon, por per kete nuk mjaftojne vetem spotet televizive ne CNN dhe Euronews.
Mjafton shembulli i mbremshem per te kutpuar se sa larg jemi nga arritja e standarteve edhe ne kete drejtim.
Me mijera qytetare kane vuajtur per ore te tera trafikun dhe bllokimin ne nje nga akset rrugore kryesore te vendit, ne segmentin Rrogozhine-Durres.
Fluksi i madh i pushuesve dhe punimet qe po vazhdojne te kryhen ne kete rruge e kane shnderruar trafikun ne kolaps dhe mijera vete kane qendruar te bllokuar ne temperaturat e larta gjate gjithe pasdites, deri ne mbremje vone per ore te tera.
Punimet qe po kryhen nga firma “Salillari” per zgjerimin e rruges ende nuk kane perfunduar ne afatin e percaktuar, me 1 qershor.
Edhe pse policia rrugore eshte perpjekur te beje te mundur zhbllokimin e ketij aksi, serish trafiku ka mbetur i renduar.
Shkak i radheve te gjata jane bere edhe pengesat e shumta te ngritura nga firma ndertuese, pasi makinerite e renda jane lene pergjate rruges pa asnje rregull e kujdes, duke krijuar edhe ato pengesa te shumta per trafikun.
Top Channel