
Numri i emigranteve qe kthehen eshte shtuar ndjeshem duke krijuar radhe te gjata ne piken doganore te Kapshtices, ku vetem gjate se djeles jane regjistruar ne hyrje te pakten 4200 shtetas shqiptare dhe jane perpunuar te dhenat per 980 mjete.
Fluksi i larte i turisteve ne kete periudhe ka bere qe te shtohen levizjet nderkufitare.
Sipas te dhenave nga ky vendkalim kane hyre edhe 260 shtetas te huaj te organizuar me autobuze qe preferojne te kalojne pushimet ne vendin tone.
Pavaresisht shtimit te ndjeshem te fluksit ne kufirin grek ende mungojne masat dhe kontrollet per Gripin e Derrit.
Emigrantet qe jane regjistruar ne hyrje thone se nuk i kane pyetur lidhur me semundjen dhe nuk i jane nenshtuar asnje kontrolli mjekesor.
Nga ana e pales shqiptare punohet me tre sportele. Nje shtim i fluksit eshte ndjere edhe ne dalje te territorit shqiptar ku jane regjistruar te pakten 1178 persona.
Top Channel