Bollano, “embargo” artisteve te vegjel durrsake

19/07/2009 10:10

Fenomeni “Bollano” befason serish. Kryebashkiaku i Himares ka perzene artistet e vegjel durrsake nga territori i tij, duke mos lejuar te japin shfaqje.

Muaj me pare, ai kishte rene dakord per kete aktivitet, duke u siguruar me pare qe ne programin artistik nuk do te kishte kenge e valle patriotike shqiptare dhe as do te shfaqej gjekundi flamuri kuqezi.

Diten e premte, nje reagim krejtesisht i pazakonte dhe befasues ka qene mirepritja per grupin prej 28 vetash nga Durresi.

Reagimi ka shokuar jo vetem drejtuesit e rritur te grupit, por edhe femijet qe ishin pergatitur per te dhene shfaqjen e radhes per bashkemoshataret e tyre dhe qytetaret ne Himare.

Grupi i refuzuar nga qytetari nr.1 i Himares ishte ai i Qendres Kulturore te Femijeve Durres, nje qender e mirenjohur ne rang mbarekombetar per aktivitetet e shumta dhe cilesore qe organizon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA