Biznesi: Ja cfare kerkojme nga qeveria e re

19/07/2009 09:40

Kur kane mbetur edhe dy muaj nga krijimi i qeverise se re, biznesi ka nxituar te beje te ditur edhe nje here kerkesat per rishikimin e disa politikave fiskale.

Kesaj here ka qene Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane, qe ne konferencen e djeshme per shtyp, paraqiti disa kerkesa ne drejtim te ndryshimit te disa taksave, por edhe ndaj çeshtjeve te tjera.

Ne pritje per t’u mandatuar deputet per kater vitet e ardhshme, kryetari i Dhomes se Tregtise, Gjoke Uldedaj, theksoi nevojen qe kane bizneset per marrjen e disa masave, te cilat mund te frenojne impaktin negativ te krizes ekonomike.

Biznesi kerkon nga qeveria e re qe te hiqet ose reduktohet perdorimi i referencave doganore si dhe procedura me te thjeshta ne pagimin e TVSH-se, konkretisht duke e pershkallezuar ate.

“Biznesi ka pritshmeri te larte nga qeveria e ardhshme, sidomos per sa i takon ndryshimeve ne sistemin fiskal, lehtesirave ne pagimin e taksave”, tha Uldedaj.

Po dje, nje tjeter perfaqesi ne mbrojtje te biznesit, Konfindustria, propozoi heqjen ose shtyrjen e TVSH-se, per makinerite dhe pajisjet, nisur nga fakti se importi i tyre ka rene ndjeshem ne krahasim me vitin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA