
Nuk ka zgjatur as 24 ore alibia e 22-vjeçarit Prengapuca, i cili kishte deklaruar ne polici se e kishte vrare shokun e tij nga pakujdesia.
Qe ne oret e para te mengjesit te djeshem, grupi hetimor nga seksioni i vrasjeve ka mundur te dokumentoje se vrasja ka ardhur pas nje konflikti te momentit dhe autori ka tentuar te fshehe pistoleten nepermjet nje shokut te tij, i cili edhe ai ndodhej ne skenen e krimit.
Behet fjale per ngjarjen e dy diteve me pare ne Laprake te Tiranes, ku mbeti i vrare Edvil Koço, 23 vjeç, i cili kishte shkuar per te qendruar me mikun e tij Prengapuca, i cili eshte djali i pronarit te dyqanit me pjese kembimi te automjeteve, vendi ku ndodhi krimi.
Burimet zyrtare te policise se Tiranes bene te ditur se nga seksioni i luftes kunder jetes dhe shendetit u krye arrestimi i shtetasit Donald Gezim Prengapuca, 22 vjeç, lindur ne Permet dhe banues ne Tirane. Arrestimi i tij u realizua sepse dy dite me pare, rreth ores 15.30, ne Laprake, ne ambientet e nje dyqani qe sherbente per pjese kembimi te automjeteve, dyshohet se per motive te dobeta pas nje konflikti te çastit, ka qelluar me pistolete Edvil Koçon, 23 vjeç, banues ne Tirane.
I plagosuri rende u dergua menjehere ne Spitalin Ushtarak Tirane, por si pasoje e plages se marre ne pjesen e kokes, ka gjetur vdekjen. Ne vendin e ngjarjes, nga grupi hetimor i formuar u kryen te gjitha veprimet hetimore e procedurale, si dhe u administruan te gjitha provat.
Ne saje te nje hetimi, te kryer nga specialiste te ketij seksioni, rezultoi se Arben Basha, 25 vjeç, dyshohet se ka qene i pranishem gjate momenteve te ndodhjes se ngjarjes dhe ka marre armen e kryerjes se krimit. Me pas eshte larguar, ndersa nga te gjitha strukturat e hetimit te krimit po punohet per kapjen e tij.
Materialet do t’i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per shtetasin Donald Prengapuca, per veprat penale te “vrasjes me dashje” dhe te “armembajtjes pa leje”, ndersa per Arben Bashen, per veprat penale te “perkrahjes se autorit te krimit” dhe “armembajtjes pa leje”.
Diten e krimit, pikerisht te enjten, i arrestuari ngriti alibine se ngjarja kishte qene aksidentale. Sipas policise, fillimisht dyshohej se ai kishte qene duke luajtur me armen, kur gabimisht kishte qelluar mbi shokun e tij. Madje, ai nuk tregoi as qe ne dyqan ka qene edhe shoku tjeter i tij, Arben Basha, i cili kishte fshehur armen e krimit. Por, nga hetimet e policise gjithe keto kane rene poshte, madje eshte gjetur edhe arma me te cilen eshte kryer ekzekutimi.
Sipas policise, pistoleta tip “TT” eshte gjetur ne nje vend ku ishte fshehur nga Basha e tashme po negociohet me te qe te vetedorezohet. Sipas policise, diten e enjte, nje telefonues ne sallen operative ka deklaruar se kishte degjuar nje te shtene arme dhe me pas kishte kuptuar se ishte plagosur rende nje djale i ri.
Me t’u njoftuar, sherbimet e Komisariatit Nr. 3 jane nisur per ne vendin e ngjarjes, e te paret qe kane mberritur aty kane qene uniformat blu te postes se policise ne Laprake. Aty kane mesuar se ngjarja ka ndodhur ne nje dyqan me pjese kembimi, qe ndodhet te pallatet “Hawai” ne Laprake.
Nje nga dy shoket punonte ne kete dyqan prej disa kohesh si shites. Ndersa viktima vinte shpesh dhe i bente shoqeri. Keshtu ka ndodhur edhe te enjten, kur autori dhe viktima po pinin njeri me tjetrin, pasi Donald Prengapuca ishte ne dyqanin e te atit. Ky i fundit kishte shkuar me pushime dhe eshte kthyer ne momentin qe ishte njoftuar per ngjarjen.
Tashme, arma e krimit u eshte dorezuar eksperteve te kriminalistikes ne laboratorin shkencor. Sipas policise, arma e sekuestruar eshte nje “TT” dhe do t’u nenshtrohet analizave nese eshte perdorur ne ndonje krim tjeter.
Top Channel