Turi i Frances, plagosen me arme dy cikliste
18/07/2009 15:30
Drama shoqeron Turin e Frances se ketij viti. Gjate etapes se 13-te jane qelluar me arme zjarri spanjolli Oskar Freire dhe neozelandezi Xhulian Din.
Lajmi u konfirmua nga vete Freire i cili ne nje interviste per gazetaret pershkuan me hollesi episodin. “Ngjarja ndodhi gjate nje zbritjeje ne nje koder. Ne ate zone ishin disa persona qe po qellonin me arme zjarri dhe une mora nje goditje te vogel. Ne e dime qe gjate garimit ka probleme pasi ka njerez ne rruge, por kete radhe ishte ndryshe. Mendoj se ai qe qelloi ishte nje i çmendur”, tregon Freire.
Organizatoret e Turit te Frances konfirmuan se eshte hapur nje hetim ne lidhje me kete ceshtje dhe se te dy ciklistet bene deponimet e tyre ne polici.
Top Channel