Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Shqiperia eshte ftuar te marre pjese per here te pare ne komitetin pergatitor per Konferencen Boterore te Kryetareve te Parlamenteve, nga 186 vende te botes, qe pritet te mbahet vitin e ardhshem.
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, bashku me Francen, Finlanden, Austrine dhe Spanjen perfaqesoi parlamentet europiane ne kete komitet, ku ishin perzgjedhur 20 drejtues parlamentesh nga e gjithe bota.
Gjate takimit te Gjeneves, i organizuar nga Unioni Nderkombetar i Parlamenteve, u hodh ideja e bashkepunimit me te ngushte mes Unionit dhe Organizates se Kombeve te Bashkuara, duke pare mundesine edhe te krijimit te Asamblese Parlamentare prane OKB-se.
Ne nje nga nderhyrjet e saj gjate takimit te Gjeneves, zonja Topalli kerkoi qe Parlamenti i Kosoves te behet sa me pare pjese e kesaj organizate dhe qe vitin e ardhshem te mundesohet prania e Kryetarit te parlamentit te Kosoves ne Konferencen e trete Boterore te kryeparlamentareve.
Ceshtjen e Kosoves zonja Topalli e ngriti edhe ne takimet dypaleshe me homologet e saj te Brazilit, Afrikes se Jugut dhe Indonezise, shtete me ndikim ne kontinentet e tyre, te cilet ende nuk e kane njohur Kosoven.
Gjate takimeve dypaleshe pervec diskutimeve per nxitjen e bashkepunimit mes parlamenteve, zonja Topalli evidentoi shqiperine si vend terheqes dhe te sigurte per investime ekonomike me interes te dyanshem.
Top Channel