
Edi Rama, kryetar i PS, tha se do ta pranoje rezultatin e zgjedhjeve vetem nese pranohet e drejta ligjore per te bere transparencen e kutive te Beratit, Tiranes dhe Shkodres. (UPDATE)
Rama i kerkoi kundershtarit te tij politik te mos flase si kryeminister me nje mandat te ri, duke perseritur se zgjedhjet e 28 qershorit, jane jo vetem jashte standarteve, por edhe alarm per demokracine.
“PS siguron Berishen se nese nuk do te lejoje hapjen e kutive do te zgjedhe rrugen per te qendruar shume shkurt ne karrige”, tha Rama.
Shefi i socialisteve tha se nuk do te ndalet deri ne zbardhjen e krimit elektoral sic u shpreh ai te 28 qershorit dhe iu pergjigj ashper kryeministrit Berisha, i cili nje dite me pare i kerkoi bashkepunim per reformat ne vend.
“Sali Berisha duhet ta harroje bashkepunimin e mundshem me PS nese qendron ne ate karrike me mandate te grabitura permes uzuprimi tte KQZ-se. PS do te jete pengese per te dhe nusen e tij te re qe i solli 83 mije vota te majta. Koalicioni PD-LSI eshte me i turpshmi dhe me imorali ne histori’, tha Rama.
I pyetur se zerave per largimin e tij nga drejtimi i PS, si shenje e marrjes se pergjegjesise per humbjen, i jane shtuar dhe figura drejtuese brenda radheve roze, zoti Rama iu pergjigj: “Une jam Kryetari i Partise Socialiste, e cila nga zgjedhjet e 28 qershorit doli forca me e madhe ne vend. Une i kam te qarta detyrimet dhe radhet e punes time. Sot detyrimi dhe radha e punes kerkon qe une dhe Partia Socialiste te jemi ne kete pozicion, qartesisht te vendosur dhe te hapur perpara publikut, per te mos lejuar qe ajo qe ndodhi ne 28 qershor, te perfundoje me grabitjen e mandateve tona dhe me asgjesimin e nje te drejte qe ne na i jep ligji zgjedhor. Te tjeret mund te nguten, por mua kjo nuk me lejohet”.
Top Channel