
Zhvendoset kultivimi i bimes narkotike nga jugu ne veri. Arrestimet e shumta te kryera nga policia gjate ketyre viteve dhe ndeshkimet ligjore ndaj kultivuesve kane dhene efektin e tyre qe ne jug te vendit Fieri dhe Vlora te ulin ndjeshem mbjelljen e kanabisit, duke zhdukur nga harta nje sere fshatrash problematike te njohura ne keto zona.
Por gjate operacioneve qe po kryhen nga antidroga, policia konfirmon se canabisi ka hedhur rrenje ne Malesite e Shkodres, Krujes dhe ne komunen Lekbibaj te Tropojes.
Per Shkodren jane verifikuar si kultivuese ne komunen Gur i Zi fshatrat Shengjergj, Shpor, Meshkall, Dervishaj, Terti dhe Perroi Brahimaj.
Ne Kruje komuna Nikel dhe Noje. Shefi i antidroges ne drejtorine e policise se shtetit Sokol Selfollari pohon per Top Channel se per shkak te intensitetit policor eshte minimizuar ndjeshem mbjellja e kanabisit , megjithese kultivuesit kane gjetur forma te reja
Sipas Sefollarit shume fshatra ne jug jane zhdukur nga harta per shkak te operacioneve e kontrolleve qe behen qe prej fazes fillestare, por edhe sepse kane ndikuar arrestimet.
Mallakastra mbetet nen verifikim per mbjelljen e kanabisit, ndersa eshte fshire nga harta e hashashit komuna Cakran te Fierit apo fshatra te tjere ne Kurvelesh te Vlores.
Por patrullimet me helikoper kane nen kontroll pyje dhe toka te askujt ne keto zona , sepse sipas zyres se antidroges pervec informacioneve te siguruara nga agjentet ne terren , parcelat e kanabisit dallohen nga ajri per shkak te ngjyre se erret qe ka kjo bime narkotike.
Lazarati vazhdon te jete oazi i perhershem i kultimit dhe sivjet policia po ndjek strategjine e bllokimit e plehur dhe autoboteve te ujit per vaditjen e kanabisit.
Top Channel