Gripi, 2 raste te dyshuara ne Vlore

18/07/2009 19:45

Shenohen tre raste te dyshuara me virusin A/H1N1 ne Vlore. Sipas shefit te pavionit te pediatrise ne spitalin e Vlores, dy femije te cilet vinin nga Greqia dhe Italia ishin paraqitur me shenja te gripit, ndaj anlaizat e tyre jane derguar per t’u verifikuar ne laborator.

“Eshte shtuar vigjilenca e grupeve te punes. Kete jave kemi pasur dy raste te femijeve te ardhur nga jashte qe kane pasur shenja te ngjashme me infeksionin viral. Jane marre mostra qe jane derguar ne Tirane per ekzaminime”, shefi i pavionit, Fatmir Brahimi.

Po ashtu, dyshime jane hedhur edhe ndaj nje shtetasi maqedonas, i cili i eshte nenshtruar te gjitha analizave. “Me ardhjen e emigranteve  eshte rritur numri i rastve qe analizohen. Ata jane  kryesisht femije qe vijne nga Greqia, ku virusi po perhapet me ritme teper te shpejta”, thote Ibrahimi.  

Top Channel