
Vendimi i Komisionit Europian per te mos perfshire Shqiperine ne listen e pare te vendeve qe perfitojne nga liberalizimi i vizave eshte komentuar nga kryeministri Sali Berisha si nje vendim jo surprize per Tiranen zyrtare.
Ne nje interviste per radion gjermane “Deutche Welle”, Berisha ka deklaruar se nuk e priste qe Shqiperia te perfshihej menjehere ne ate qe quhet “lista e bardhe e Shengenit”. Por perkunder apelit te Komisionit Europian per te forcuar veprimet kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, kryesisht menaxhimit te kufijve, kryeministri Berisha e ka reduktuar ceshtjen tek mungesa e pasaportave biometrike.
“Eshte fakt i pamohueshem qe Shqiperia ka vonesa si ne pasaportat biometrike edhe ne plotesimin e ndonje kushti tjeter”, tha ai, pa specifikuar cili ishte ky kusht ende i papermbushur nga Shqiperia. Megjithate, Berisha, nuk i konsideron si penalizuese apo diskriminuese keto kushte te vena nga Komisioni Europian, por si nxitje qe Shqiperia te perfitoje sa me shpejt nga vullneti i vendeve te Bashkimit Europian per liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perendimor.
Top Channel