Autokombajna del nga rruga, humbet jeten drejtuesi

18/07/2009 19:30

Aksidenti i radhes ne rruget e vendit me pasoje vdekjen e nje personi.

Ne aksin Qafe Thane-Perrenjas nje autokombajne ka dale nga rruga dhe si pasoje drejtuesi i saj ka humbur jeten. Pas verifikimeve, policia ben me dije se viktima eshte 55 vjecari Nuri Musaraj nga Vlora.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehte edhe djali i viktimes, i cili ndodhet jashte rrezikut per jeten. Nuk dihen ende shkaqet qe shkaktuan kete aksident, por policia po heton per te zbardhur plotesisht ngjarjen.

Top Channel