
Pas shtate muaj hetimesh dhe pergjimesh, Policia e Tiranes dyshon se ka arrestuar nje nder furnizuesit me te medhenj te shperndaresve te droges ne kryeqytet.
Shkelqim Mixi, sipas policise, bashkepunonte me nje tjeter te arrestuar me pare po nga antidroga e Tiranes, shtetasin Kreshnik Halilaj. Gjate operacionit te koduar “Qarku i mbyllur”, policia shpalli ne kerkim Genald Hysenin, po ashtu bashkepuntor me te arrestuarit.
Burimet sqarojne se tre trafikantet furnizonin Tiranen me heroine te transportuar kryeshisht nepermjet Maqedonise dhe Kosoves. Madje agjentet shtojne se ata kryesonin nje rrjet, i cili furnizonte shperndaresit e thjeshte me lende narkotike. Ka disa muaj qe Policia e Tiranes po godet pjese te ketij rrjeti i cili eshte i vene nen survejim.
Top Channel