Taci: Me pelqen Italia, prandaj synoj Bolonjen

17/07/2009 16:40

Biznesmeni shqiptar i naftes, Rezart Taci konfirmon ne nje interviste per “Corriere Della Sera” se po vazhdon bisedimet per blerjen e 80 % te aksioneve te skuadres se Bolonjes.

“E diela dhe e hena jane dy dite te rendesishme por nuk mund te shtoj asgje tjeter ne kete aspekt. Me presidenten aktuale te shoqerise Francesca Menarini jemi takuar para disa ditesh ne Rome”, thekson Taci. Pas kembenguljes se pyetjes se gazetarit, ai ka konfirmuar se do jete i pranishem ne qytetin e Bolonjes diten e merkure.

Ai ka pohuar gjithashtu se ka takuar administratorin e deleguar te Milanit, Adriano Galliani me te cilin ka drekuar ne Milano. “Babai im ben tifo per kuqezinjte dhe kompania ime Taci Oil eshte partner zyrtar i shoqerise ne Shqiperi. Marredheniet me Gallianin jane te shkelqyera”, shton Rezart Taci.

Ai thote se nuk ka pasur asnjehere per qellim te bleje Livornon por te marre drejtimin e skuadres emiliane te Bolonjes. “Jam i dashuruar me Italine pasi vendi juaj eshte shume i bukur dhe ketu kam studiuar per 5 vjet. Me vjen mire qe tifozet duan qe une te marr Bolonjen, por nuk mund te flas derisa gjithcka te perfundoje”, thekson biznesmeni shqiptar. 

Top Channel