Ronaldo, 2 gola ne 7 minuta me Corinthias
17/07/2009 16:25
Dy gola ne vetem 7 minuta. Magjia e radhes vjen nga Ronaldo ne ndeshjen Corinthias-Sport.
Ish “fenomeni” vazhdon te tregoje nje forme te shkelqyer ne kampionatin brazilian, duke e cuar skuadren e tij ne vendin e gjashte te renditjes. “Nuk mbaj mend ta kem bere nje gje te tille asnjehere me pare. Po ndodhin gjera te paparashikuara”, shprehet sulmuesi, i cili ka shenuar 16 gola ne 24 ndeshje me fanelen e skuadres pauliste.
Vendin e pare ne kampionat vazhdon ta mbaje Atletico Mineiro qe mundi 2-0 San Paolon, duke lene pas Internacional Porto Alegre. Krizen me te madhe po e kalon San Paolo qe renditet ne vendin e 15-te me vetem dy fitore.
Top Channel