Protestoi per zgjedhjet, shkarkohet elektricisti

17/07/2009 08:45

Nje 57-vjeçar nga Fieri me profesion elektricist ka paditur ne policine dhe Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Fier drejtorin e njesise elektrike te tensionit te larte per largim nga puna pa motivacion zyrtar.

Shkak i kesaj perplasjeje mes vartesit dhe drejtorit eshte bere tesera e PS-se qe ka elektricisti, si edhe pjesemarrja e tij ne protesten e ndodhur ne KZAZ-ne numer 20 te Fierit, me daten 1 korrik.

Isuf Avduli, lindur e banues ne lagjen “8 Shkurti” te qytetit te Fierit, prej me shume se 37 vjetesh punon ne sektorin energjetik, nderkohe qe prej 25 vjetesh eshte elektricist prane TEC-it Fier ne sektorin e transmetimit te tensionit te larte.

Pasditen e se merkures, Avduli i eshte drejtuar Prokurorise se Fierit per te depozituar nje akuze kunder drejtorit te ndermarrjes ku punon, Ferdinand Hena, per largim nga puna pa motivacion zyrtar.

Ngjarjen e tij Isuf Avduli ka dashur ta beje publike, me qellim denoncimin e asaj qe po ndodh ne Fier.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA