Oketa ne Turqi, vlereson bashkepunimin ushtarak

17/07/2009 20:30

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa zhvilloi nje vizite zyrtare 2 ditore ne Turqi me ftese te homologut et tij turk, Mehmet Vecdi Gonul.

Gjate ketij takimi, 2 ministrat e Mbrojtjes biseduan mbi zhvillimin e marredhenieve dhe bashkepunimit 2 palesh Shqiperi-Turqi, duke u fokusuar sidomos ne fushen ushtarake. Ministri Oketa vleresoi zhvillimet e suksesshme te ketij bashkepunimi si dhe mbeshtetjen e dhene nga pala turke ne fushat e arsimimit dhe kualifikimit ushtarak, te shendetesise, mbeshtetjes logjistike etj.

Nderkaq, ne Stamboll ministri shqiptar i Mbrojtjes mori pjese ne ceremonine qe u organizua per dorezimin dhe marrjen e komandes dhe sekretarise se Sibering-ut nga vendi yne. Per here te pare Shqiperia mori kryesine e brigades se Europes jug-lindore dhe ne krye te saj, per nje periudhe 2 vjecare do te jete gjeneral brigade, Zyber Dushku.

Ne kete komande perfshihen forca nga 7 vende te Europes jug-lindore Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Rumania dhe Turqia. Gjate kesaj vizite ne Turqi, ministri Oketa zhvilloi dhe nje vizite ne mauzoleumin e Mustafa Qemal Ataturkut.

Top Channel