Lojrat e fatit, bllokohen makinerite abuzive

17/07/2009 19:50

Ministria e Financave ka ndermarre nje aksion kontrolli ne pikat e lojrave te fatit qe nuk plotesojne standardet e kerkuara nga ligji i ri i sapohyre ne fuqi.

Inspektoret e njesise se mbikqyrjes kane bllokuar kete te premte me qindra makineri bixhozi ne disa pika ne kryeqytet, te cilat sipas tyre nuk plotesonin kushtet e vendosura nga ligji dhe nuk garantonin mbrojtjen e lojtareve nga abuzimet. Nga kontrolli nuk ka shpetuar as kazionoja e vetme ne vend, “Regency kazino”, te ciles inspektoret e lojrave te fatit i kane bllokuar rreth 75 makineri.

Te gjitha makinerite e bllokuara jane shkaterruar per te dale perfundimisht jashte funksionit. Ligji i ri per lojrat, i sapohyre ne fuqi detyron certifikimin sipas standardeve nderkombetare te te gjitha makinerive te bixhozit, si nje mase per te mbrojtur qytetaret qe luajne bixhoz nga abuzimet dhe mashtrimet qe mund t’u behen nga zoteruesit e tyre.

Sipas te dhenave zyrtare te Ministrise se Financave ne Shqiperi numerohen rreth 6 mije makineri te lojrave te fatit nga te cilat, plotesojne kriteret e ligjit, vetem gjysma e tyre.

Top Channel