
Altin Lala, mesfushori 33-vjeçar i Kombetares shqiptare, i njohur ne Gjermani si “xhuxhi luftarak”, nuk do te ulet me ne karrigen e tij ne mbledhjet e bordit drejtues te Hanoverit.
Veterani, qe eshte edhe me i vjetri i kesaj skuadre (aktivizohet me te kuqte qe nga 1998) dhe ka mbajtur per nje kohe te gjate shiritin e kapitenit, ka vendosur te heqe dore nga kjo detyre e tij ne instancat drejtuese te klubit.
Ne nje prononcim te tijin per gazeten prestigjioze gjermane “Bild”, Altini eshte shprehur: “Qe prej dhjete vjetesh jam ne keshillin e skuadres, kjo besoj se eshte e mjaftueshme”. Nese ai ka diçka per te thene, do te vazhdoje ta thote edhe ne te ardhmen.
“Fjala e Altinit ka peshe”, shton me pas trajneri Dieter Hecking”. Para stervitjes se te martes, trajneri kishte riemeruar Robert Enke si kapiten te skuadres, ndersa zevendesi i tij do te jete Arnold Brugink. Zgjedhjet e reja per pjesetaret e bordit u zhvilluan te marten, kur perveç dy te siperpermendurve u zgjodhen edhe Çerundolo e Balitsch.
Top Channel