
Pas mbylljes se fazes se pare ne KQZ, ankimimet e subjekteve zgjedhore kane mberritur ne Kolegjin Zgjedhor te Gjykates se Apelit ne Tirane.
Partia Demokratike ka bere dy ankimime, qe te dy per Fierin, nderkohe qe socialistet kane ankimuar edhe ata Fierin, Beratin e Shkodren. Seanca e pare do te mbahet te marten paradite ne oren 10. Ne njerin prej ankimimeve te tyre, demokratet kerkojne qe KQZ te shpalle te pavlefshme zgjedhjet ne tre qendra votimi te Fierit ku nuk u votua fare me 28 qershor.
Ankimimi tjeter i demokrateve kundershton vendimin e KQZ-se per shpalljen e rezultatit te pergjithshem per Fierin. Kerkese te njejte ka bere edhe partia e cameve, per Demokraci dhe Integrim. Kerkesat e PD-se dhe PDI-se qe kundershtojne rezultatin e Fierit, jane bashkuar. Relator ka qene gjyqtarja Entela Prifti dhe pritet qe ky proces te filloje te marten me date 21 korrik, ne oren 10 paradite. Rezultati i shpallur nga KQZ i dha partise socialiste mandatin e 9 ne Fier.
Ky mandat u prodhua kur diferences se votave iu shtuan 147 vota me shume ne favor te Partise Socialiste. Por sipas selise roze, e cila priste nje diference me te thelle, kjo erdhi prej numerimit te kutise 30/52 te Ruzhdies. Aty votimi me 28 qershor ishte bere pa pranine e komisionereve socialiste. Partia Socialiste e kishte kundershtuar fort ne KQZ pershirjen e kesaj kutie ne numerim. Per rrjedhoje, PS ka depozituar edhe ajo nje ankimim ne kolegj, kunder perfshirjes se kutise se Ruzhdies ne rezultatin perfundimtar te Fierit. Relatore per kerkesen e Partise Socialiste ka qene gjyqtarja Dhurata Haveri, qe eshte njekohosisht anetare e Keshillit te Larte te Drejtesise.
Socialistet kane ankimuar edhe Beratin dhe nje kerkese e ngjashme pritej te depozitohej edhe nga G99. Ne cdo rast, data per shqyrtimin e ankeses se Partise Socialiste per Beratin eshte fiksuar per te merkuren 22 korrik, ne oren 10 paradite. Edhe ketu, relatore ka qene gjyqtarja Haveri. Socialistet kane ankimuar edhe Shkodren, nderkohe qe per Durresin eshte depozituar nje kerkese nga Partia Konservatore.
Sipas kodit zgjedhor, vendimet e kolegjit jane te formes se prere. Kolegji perbehet nga 8 gjyqtare te gjykatave te apelit te zgjedhur me short, te cilet betohen para presidentit. Ata e ushtrojne detyren e tyre deri ne perfundim te legjislatures se ardhshme.
Top Channel