Keshilli Bashkiak, miratohen 12 projekt-vendime

17/07/2009 21:05

Afrimi i pushimeve ka bere qe klima e re politike e ndarjes PS-LSI te mos ndikonte ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak.

Kete e ka vertetuar me se miri miratimi me votim rutine i 12 projekt-vendimeve te paraqitur ne mbledhjen e radhes se Keshillit Bashkiak. Me shume diskutime pati per miratimin e  kuotes se perfitimit per trajtim ushqimor te sportisteve te klubit sportiv Tirana, i cili u mireprit nga anetaret e Keshillit Bashkiak, por propozimi nga 600 leke ne dite u shtua ne 1000 leke ne dite.

I vetmi qe nuk u miratua ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak te radhes ishte projekt-vendimi per perdorimin e fondit rezerve per financimin e projektit pilot “Energjia Diellore” ne kopshitn 1 dhe 8 per te cilin u kerkua informacion shtese dhe do te diskutohet ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit Bashkiak.

Top Channel