
Me 30 vjet jete karriere ne kenge, Myfarete Laze, cdo dite kalon pragun e nje burgu, e aktivizuar tashme si specialiste per ceshtjet shoqerore dhe te edukimit per te denuarit.
Ideja per te vendosur ne kete detyre nje artiste te njohur sikurse Myfarete Laze, ka sjelle per burgjet risine e organizimeve te herepashershme te aktiviteve kulturore.
Por kengetarja shkodrane nuk mjaftohet me kaq.
“Do te ngreme nje trupe teatrore per te bere teatro ne te gjitha burgjet”, thote Laze.
Ne fakt hapat per te vene ne levizje projekte te tilla qe kapercejne qelite e burgjeve kane nisur qekur per here te pare, nje grup grash te denuara lane burgun per pak kohe per te ndjekur nje teater apo ku futbolliste te njohur zbresin ne fushen e burgjeve per t’u ndeshur me te denuarit.
Ne burgun e grave ishin edhe vajzat e ekipit te Partizanit, qe pervec nje loje me te burgosurat, kishin edhe mesazhin e tyre “jeta vazhdon”.
Top Channel